Partneri juaj
i besueshëm
për çdo dërgesë

Rrjet i shpejtë shpërndarjeje në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Çfarë Ofrojmë

Pakoja merret dhe dorëzohet brenda ditës, duke siguruar efikasitet dhe besueshmëri maksimale.

Transport kombëtar

Menaxhojmë dërgesa në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut. Sigurojmë transport të sigurt dhe dorëzim të rregullt në çdo destinacion.

Gjurmimi i porosisë në kohë reale

Me sistemin tonë të gjurmimit, mund të kontrolloni statusin e pako-s suaj në kohë reale.

Sigurim për dërgesa me vlerë

Për pako të rëndësishme ose me vlerë të lartë, ofrojmë opsion sigurimi që mbulon humbje ose dëmtime. Mbrojtje e shtuar për qetësinë tuaj.

Barazim çdo ditë

Ofrojmë shërbim të qëndrueshëm dhe të besueshëm çdo ditë, me të njëjtin standard cilësie për çdo paketë dhe çdo klient.

Rreth Nesh

Besueshmëri, përvojë dhe përkushtim në çdo dërgesë

Izi's Post

Kush jemi ne dhe misioni ynë

Izi's Post është një kompani postare e specializuar në shpërndarjen e dërgesave të shpejta, të sigurta dhe të përballueshme, si brenda vendit ashtu edhe jashtë tij. Me një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh dhe staf të përkushtuar, ne sigurojmë që çdo pako të mbërrijë në destinacion në kohë dhe në gjendje të përsosur.

Misioni ynë është t'u ofrojmë klientëve një eksperiencë të thjeshtë, të shpejtë dhe të besueshme në çdo dërgesë. Ne besojmë se koha është vlerë — prandaj çdo shërbim i joni është ndërtuar për të kursyer kohën tuaj dhe për t'ju garantuar qetësi.
Zyret
Zyret
Zyret
Zyret
Zyret
Zyret
Zyret
Zyret
Zyret

Shërbimet Tona

Izi's Post ofron një gamë të plotë shërbimesh postare dhe
logjistike, të përshtatura për nevojat e individëve dhe bizneseve:

Dërgesa lokale

Shërbim i shpejtë në të gjitha qytetet e Kosovës, me dorëzim te klienti brenda 24 orëve.

Dërgesa regjionale

Transport i sigurt drejt vendeve të rajonit, duke përfshirë dërgesat në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut.

Shërbim “Door to Door”

Marrje dhe dorëzim të pakos direkt në adresën e klientit, pa nevojë të vizitoni zyrat tona.

Ekipa jonë

Ekip i trajnuar për dërgesa të sigurta dhe të shpejta

Istref Velici

Armend Fejza

Tomor Berisha

Visar Ibishi

Gramos Beqiri

Marigona Thaqi

Ardian Efendija

Rexhep Vojvoda

REGJISTRO DËRGESËN TËNDE

Ne besojmë se çdo pako mbart një histori, një emocion apo një premtim, prandaj
kujdesemi që çdo dërgesë të trajtohet me seriozitet dhe profesionalizëm maksimal.

Llojet e Dërgesave

Zgjidhni planin që i përshtatet paketës suaj dhe shijoni dorëzim të shpejtë dhe të sigurt.

Dërgesë Standarde

  • Ideal për dokumente dhe gjëra të vogla
  • Dorëzim brenda ditës
  • Gjurmim live të pakos

Dërgesë me ndjeshmëri të lartë

  • Për gjëra me peshë më të madhe ose me vlerë
  • Sigurim i plotë dhe dorëzim prioritar
  • Gjurmim live të pakos

Çfarë thonë klientët tanë

Eksperiencat reale të klientëve tanë me shërbimet tona të shpejta, të sigurta dhe të besueshme.
“Shërbim shumë i shpejtë dhe i besueshëm! Pakot gjithmonë arrijnë në kohë dhe mund t’i gjurmoj lehtësisht”

Arta H.

Prishtinë
“Kam dërguar dokumente dhe gjëra personale dhe gjithçka shkoi perfekt. Personeli është shumë profesional.”

Besart K.

Prizren
“Shumë i kënaqur me opsionet e sigurimit për paketat me vlerë. Më jep qetësi mendore.”

Elira P.

Pejë
“Ndjekja live është fantastike! Mund të shoh çdo hap të dërgesës dhe gjithçka është transparente.”

Faton L.

Gjakovë
“Shërbim i shpejtë dhe i thjeshtë. Marrja dhe dorëzimi në adresë më kursyen shumë kohë."

Drita S.

Ferizaj

Na Kontaktoni

Na kontaktoni për çdo pyetje, bashkëpunim apo informacion shtesë.
Ekipi ynë është i disponueshëm 7 ditë të javës, dhe do t'ju ndihmojë me kënaqësi për çdo nevojë.

Partnerët tanë